Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka bërë thirrje për të gjithë që të vaksinohen, përcjell InLajmi.
Mustafa pas rritjes së rasteve të infektimeve me koronavirus, u është drejtuar qytetarëve përmes një shkrimi në Facebook, duke kërkuar vaksinimi.
Ai tha se ky ritëm i rasteve do të detyrojë qeverinë të marra masa karantinimi, prandaj lutet për vaksinim.
Postimi i tij i plotë:
562 raste vetëm sot. Brenda pak ditësh do të arrijë në 1.000 raste në ditë, çdo ditë. 7.000 raste të reja në javë, çdo javë.
Me këtë ritëm, Qeveria do të detyrohet drejt një niveli karantinimi nga shtatori/tetori. Kjo do të jetë dëmtuese për ekonominë, deri në shkatërrim.
Në mungesë menaxhimi, qytetarëve na mbetet vetëm vaksinimi. Ju lutem vaksinohuni!/InLajmi/