• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 21 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Gjermania rrit presionin për vaksinim, testet bëhen me pagesë

J G nga J G
11 August 2021
në Bota
0 0
0
Gjermania rrit presionin për vaksinim, testet bëhen me pagesë
0
SHPERNDARJE
31
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Pas 4 orësh video-konferencë, qeveria dhe landet në Gjermani vendosën të martën të specifikojnë masat mbrojtëse kundër virusit korona. Në vijim një përmbledhje e rregullave.

Qeveria dhe landet gjermane vendosën të martën, në një konferencë virtuale të kancelares Angela Merkel dhe kryeministrave të 16 landeve që të forcojnë masat parandaluese të përhapjes së koronës. Shkas është rritja e incidencës për shkak të variantit delta dhe niveli ende i ulët i vaksinimit.

Testet do të jenë me pagesë

Nga 11 tetori e tutje, testet do të jenë me pagesë. Kjo vlen vetëm për refuzuesit e vaksinave. Për të pavaksinuarit e tjerë, si për shembull, të miturit dhe të rinjtë nën moshën 18 vjeçare, dhe gratë shtatzëna, për të cilët nuk këshillohet patjetër vaksinimi, testet do të vijojnë te jenë falas.

Se sa do të kushtojë një test, kjo do të varet nga ofruesi. Deri tani shteti gjerman u kishte rimbursuar ofruesve të testeve deri në 18 euro për një test antigjen. Prej 1 korrikut ky rimbursim u ul në 11.50 euro për test.

Thirrje për vaksinim

Federata dhe landet apelojnë në mënyrë urgjente te popullsia që të shfrytëzojë ofertat e vaksinimit – madje sa më shpejt. Punëdhënësve u bëhet thirrje që t’ua lehtësojnë punëmarrësve mundësinë e vaksinimit, për shembull duke ofruar vaksinime nga mjeku i kompanisë.

Projekt pilot në klubet e Berlinit: Vizitorët duhet të bëjnë teste para se të hyjnë klub

Kush dëshiron të ketë një mbrojtje të plotë deri në vjeshtë, duhet të fillojë që tani me vaksinimin, thuhet në vendimin e landeve dhe federatës. Deri tani, sipas burimeve zyrtare, janë vaksinuar 45.8 milionë qytetarë ose 55.1% e banorëve. Qeveria synon të arrijë një kuotë deri në 85% .

Rregulli 3G mbetet ne fuqi

Nga 23 gushti e tutje do të vlejë i ashtuquajturi rregulli i ashtuquajtur 3G, që do të thotë se hyrja në ambientet e mbyllura lejohet vetëm për të vaksinuarit, të testuarit negativisht apo të shëruarit. Kush nuk është i vaksinuar apo shëruar së fundmi nga virusi i koronës do të hyjë në spitale, qendra kujdesi për të moshuarit, kisha, palestra sportive, hotele, bare restorante, vetëm me test negativ. Një test i shpejtë antigjen nuk duhet të jetë më i vjetër se 24 orë, një test PCR jo më i vjetër se 48 orë.

Landet mund ta shfuqizojnë rregulloren, nëse shifrat e infektimeve janë të ulëta 7 ditë (nën 35 infektime për 100.000 banorë) dhe “nuk pritet një rritje e infektimeve pas shfuqizimit të rregullit.” Masat bazë të mbrojtjes për të gjithë popullatën si detyrimi i maskës në supermarkete apo dyqane dhe në qarkullimin urban do të mbeten edhe në të ardhmen. Çdo 4 javë do të verifikohen këto masa.

Ndryshohen faktorët që përcaktojnë gjendjen epidemike

Në të ardhmen, gjendja e përhapjes së pandemisë do të përcaktohet jo vetëm në bazë të incidencës, por edhe nga kuota e vaksinimit dhe numri i njerëzve të sëmurë rëndë, si edhe në varësi të ngarkesës për sistemin shëndetësor. Një model i ngjashëm ishte aplikuar më parë në Saksoni.

Niveli i vaksnimit në Gjermani është ende i pamjaftueshëm për të përballuar përhapjen e virusit Delta, thonë ekspertët

Ndihmat për sipërmarrjet vijojnë

Qeveria federale gjithashtu premtoi të zgjasë deri në fund të vitit ndihmën kalimtare (III) për kompanitë e goditura veçanërisht rëndë nga pandemia. Edhe aksesi në ndihmat për kompanitë që i kanë kaluar punëtorët e tyre në orar të shkurtuar do të zgjatet deri në fund të vitit. Veç kësaj, kompanive u ofrohet edhe një shpërblim shtesë për të rikthyer stafin në punë, shkruan DW.

Gjendja emergjente e epidemisë do të zgjatet

Gjendja emergjente e epidemisë do të mbetet. Ajo aktualisht është në fuqi deri më 11 shtator 2021. Për zgjatjen e saj do të nevojitet miratimi i parlamentit gjerman (Bundestag). Federata dhe landet kërkuan të martën që “gjendja epidemike në nivel mbarëkombëtar” të zgjatet përtej 11 shtatorit 2021. Kjo nevojitet për të legjitimuar një sërë masash që mund të dekretojnë organet zyrtare kundër pandemisë.

Tags: GjermaniaKoronavirusiTestimiVaksinimi
Postimi i mëparshëm

Sallatë me kastravecë, kos dhe mollë

Postimi tjetër

Mustafa nga LDK: Ju lutem vaksionohuni, që të mos karantinohemi

Të ngjajshme Postime

Çfarë dihet për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit të Trumpit në Gaza?
Bota

Çfarë dihet për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit të Trumpit në Gaza?

16 October 2025
Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë
Bota

Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë

16 October 2025
Partia pro-evropiane e Moldavisë kryeson në rezultatet e zgjedhjeve
Bota

Partia pro-evropiane e Moldavisë kryeson në rezultatet e zgjedhjeve

28 September 2025
FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan gjatë protestës për George Floyd
Bota

FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan gjatë protestës për George Floyd

28 September 2025
Në përgjigje të ndërhyrjeve ruse, Polonia mbyll hapësirën ajrore
Bota

Në përgjigje të ndërhyrjeve ruse, Polonia mbyll hapësirën ajrore

28 September 2025
Rusia sulmon Ukrainën me breshëri raketash dhe dronësh
Bota

Rusia sulmon Ukrainën me breshëri raketash dhe dronësh

28 September 2025
Postimi tjetër
Mustafa nga LDK: Ju lutem vaksionohuni, që të mos karantinohemi

Mustafa nga LDK: Ju lutem vaksionohuni, që të mos karantinohemi

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu