Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka komentuar vendimin e Qeverisë që 24 Qershori të jetë festë zyrtare, përcjell InLajmi.
Sipas tij në këtë ditë shënohet Dita Memoriale e Kominitetit Egjiptian, duke thënë se kjo nismë do të ketë mbështetjen e shumicës shqiptare në Kuvendin e Kosovës dhe po angazhohemi intenzivisht që të kemi edhe 2/3 e komuniteteve pakicë.
Tutje kanë thënë se Egiiptianët në Kosovë janë kategori kushtetuese andaj është obligim i deputetëve ta formalizojnë nismën për ditën memoriale të komunitetit Egjiptian.
Postimi i plotë i tij:
Në mbledhjen e 24-të, të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u miratua nisma për plotësim ndryshimin e ligjit për festa zyrtare, që me 24 qershor të shënohet Dita Memoriale e Komunitetit Egjiptian.

Sigurisht se kjo nismë do të ketë mbështetjen e shumicës shqiptare në Kuvendin e Kosovës dhe po angazhohemi intenzivisht që të kemi edhe 2/3 e komuniteteve pakicë.
Egiiptianët në Kosovë janë kategori kushtetuese andaj është obligim i deputetëve ta formalizojnë nismën për ditën memoriale të komunitetit Egjiptian.
I juaji,
Elbert Krasniqi /InLajmi/