Një lajm i mirë ka dalë sot nga mbledhja e qeverisë, për të gjithë nënpunësit shtetëror, raporton InLajmi.
Kryeministri Kurti njoftoi se është miratuar propozimi për shtimin e 2 ditëve në listë të festive zyrtare
“Qeveria e Kosovës ka miratuar mendimin e qeverisë që në ligjin për festa zyrtare të shënohet 24 qershori dita e egjiptianëve dhe 25 korriku si dita e policëve të rënë në detyrë”, tha Kurti në mbledhjen e sotme të ekzekutivit.
Këto 2 propozime të Qeverisë do të kalojnë në kuvendit për t’u votuar si plotësim ndryshim të Ligjit për festat zyrtare.
Shoqëria civile në vazhdimësi ka ngritur zërin për numrin e madh të ditëve ku shënohen festat zyrtare në vend./InLajmi/