Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Milot, pranë Dervenit.
Dy makina tip ‘Benz’ me targa të Kosovës janë përplasur më njëra tjetrën duke lënë të lënduar 3 kosovarë.
Bëhet e ditur se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe.
Mediat në Shqipëri raportojnë se 3 vajza nga Kosova kanë mbetur të lënduara në aksidentin që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Tapizë-Derven,
Sipas njoftimit të mediave në Shqipëri, të lënduar nga ky aksident kanë mbetur: A. R., 20 vjeçe, Xh. Sh., 30 vjeçe dhe M. M., 23 vjeçe, raporton Gazeta Express.
3 personat e lënduar ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.