Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se brenda 24 orëve janë dhënë 16.905 doza të vaksinës kundër COVID-19, përcjell InLajmi.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 521.737 doza të vaksinës. Deri më sot 174.991 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të. Nga 6.086 testime, 888 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 38 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.881. Në total numri i rasteve aktive është 3.489.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB /InLajmi/