Policia e Shtetit në një deklaratë për mediat ka njoftuar sot se nga data 25 Korrik deri në 10 Gusht janë vënë në pranga 15 persona. Po ashtu bëhet me dije se janë proceduar dhe 16 persona të tjerë, ndërsa 2 janë shpallur në kërkim.
Policia sqaron se po vijon puna dhe për evidentimin e rasteve të tjera për zjarrvënie të qëllimshme dhe u bën thirrje të gjithëve që të mos kryejnë këtë veprimtari kriminale, shkruan tvklan.al
Sipas uniformave blu të gjithë ata që me dashje apo nga pakujdesia ndezin zjarre dhe shkaktojnë pasoja të mëdha do të përballen me forcën e ligjit.