Kandidati për Kryetar të Prishtinës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka vazhduar fushatën e tij të veçantë, duke bujtur nëpër lagje të ndryshme të kryeqytetit.
Këtë herë, pas Taixhes, Ismaili ka qenë mysafir në Pejton.
Së bashku me Fisin, Ismaili ka vizituar këtë lagje duke parë nga afër se si është të jetohet aty.
Në fund të kësaj vizite, Ismaili së bashku me banorë kanë ndrequr një vend jashtëzakonisht të bukur, për t’i dhënë jetë Pejtonit.
“Agnesa e Fisi na thirren n’Pejton me bujtë, edhe krejt mbramjen diskutum se qysh kish pasë mundësi që me pak ma shumë kujdes e rregull, kjo lagje me qenë një vend ideal për jetesë.
T’nesërmen kemi bo diçka shumë kreative, që ka fillu me u shndërru në mini-atraksion për qytetarët.
Prishtina na bashkon. “, shkruan Ismaili./InLajmi/