Pulmologu kosovar Flamur Marku ka thënë se është shqetësuese rritja e rasteve me koronavirus në Kosovë, përcjell InLajmi.
Marku ka bërë apel te qytetarët që të vaksinohen sa më parë.
Ai tha se edhe më shqetësuese është rritja e numrit të pacientëve të hospitalizuar dhe gjendja e tyrë shëndetësore.
Postimi i plotë i tij:
“Shumë i shqetësuar me rezultatet e ditëve të fundit, me rritjen enorme të të prekurve me COVID-19.
Hala më shqetësues është rritja e numrit të pacientëve të hospitalizuar dhe gjendja e tyre.
Ju bëjë apel të gjithëve të vaksinoheni sa më parë që të mos përjetojmë skenare të rënda.
Mos të jetë COVID-19 ai që na menaxhon jetën tonë, le të jemi ne ata që menaxhojmë situatën karshi këtij virusi që fatkeqësisht na ka marr shumë familjarë.
Zoti na ndihmoftë.