• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 23 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Editorial & Opinion

Përse kjo përplasje për Bregoviqin?

V E nga V E
10 August 2021
në Editorial & Opinion
0 0
0
Përse kjo përplasje për Bregoviqin?
0
SHPERNDARJE
30
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Prof. ass. dr. Hasan Saliu

Në sajë të komunikimit të sotëm online e rrjeteve sociale, ditëve të fundit u vërejtën përplasje të theksuara vlerësimesh ndërmjet qytetarëve aktivë online të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë, për çështjen e Bregoviqit në Korçë.

Po të ishte kjo situatë disa dekada më parë, nuk do të vërehej kaq publikisht kjo ndasi, për arsye se nuk e kishim këtë mundësi komunikimi. Për më tepër, në këto komunikime online, do të kishte thënë Eco, gjithkush shpreh sot mendimin e tij për gjithçka, në baza voluntariste.

Pra, kemi një pjesëmarrje masive në debate publike dhe njëherësh kemi publik të heterogjenizuar. Online gjithashtu ka krijuar tashmë një hapësirë publike gjithëshqiptare. Këta publikë (shumës) online kanë formime, shije, njohje e kultivime të ndryshme, kanë preferencat e tyre.

Këto preferenca e kultivime kanë ardhur si rezultat i situatave të dallueshme, në Shqipëri dhe në Kosovë.
Në Kosovë, Bregoviqi i pas komunizmit shihet si një njeri që i këndon kallashnikovit, i këndon vrasjes. Shqiptarët në Kosovë janë vrarë nga kallashnikovët e serbëve.

Bregoviq si artist, pak edhe plagjiat, edhe pse kultivon muzikën multikulturore ballkanike të dominuar nga melosi rom, ka mbajtur lidhje të ngushta me agresorin ballkanik serb. Këndoi edhe në Krime vetëm një vit pasi Rusia kishte aneksuar ushtarakisht atë pjesë, pra u orientua kundër perëndimit dhe pro agresorit. Muzika e tij e pas-komunizmit nuk njihet gjerësisht e as parapëlqehet nga shqiptarët e Kosovës, përkundrazi. Edhe gjatë periudhës jugosllave shqiptarët e Kosovës ishin të lirë të bëjnë, përzgjedhin e dëgjojnë muzikën që luhej në çdo cep të botës dhe të çdo lloj zhanri.

Dikush madje kishte ngritur edhe pyetjen se përse mediat kosovare injoruan koncertin e para 4-5 vitesh të Zdravko Çoliqit në Tiranë ku ai u prit si yll bote. Përgjigja është se si muzika e njërit ashtu edhe e tjetrit nuk paraqesin “nostalgia” për shqiptarët e Kosovës. Avi-Telex që në vitin 1985 ka regjistruar albumin me rock-muzikë shqiptare, ndërsa Çoliqi për publikun kosovar kishte konkurrentë shqiptarë edhe në atë kohë jugosllave.
Pas shtimit të dhunës dhe vrasjeve në Kosovë, shqiptarët madje krijuan mosdurim edhe ndaj muzikës serbe në përgjithësi.

Në Shqipëri realiteti ka qenë pak më ndryshe sa i përket “shijimit” të muzikës së Bregoviqit. Muzika joshqiptare dhe dëgjimi i kanaleve të huaja gjatë diktaturës enveriste ka qenë një mollë e ndaluar, por mjaft tërheqëse. Studiuesja Cynthia P. Schneider (2004) duke analizuar një situatë të ngjashme shkruan se dëgjuesit rusë e përshkruajnë dëgjimin e muzikës amerikane si element lirie të mohuar dhe xhazi ka luajtur rolin e ambasadorit kulturor.

“Çdo natë, ne do të mbyllnim dyert dhe dritaret, ndiznim Willis Connover dhe kishim dy orë të lirisë tonë” (f. viii). Ngjashëm ka qenë edhe në dikaturën enveriste. Brezi që ka jetuar atëherë shpesh parapëlqen të thotë: “mbyllnim dritaret dhe degjonim jugosllavin… italianin…”. Dëgjimi i muzikës jugosllave ka qenë edhe çast lirie, një ikje e momentit nga realiteti i zymtë i kohës së egër enveriste. Pas rënies së komunizmit në Shqipëri, një pjesë e dëshpëruar dhe frustruar më shumë dëshironin të jenë Odinmondvalsen (Trebeshina) se shqiptar i denigruar nga shteti i tij, pra një kosmopolitizëm, dyzim identiteti dhe inferioritet njëkohësisht. Shqiptarët e Kosovës nuk arrijnë t’i kuptojnë plotësisht vuajtjet e shqiptarit nga diktatura e shtetit shqiptar, sepse ata (kosovarët) vuanin nga mungesa e shtetit të tyre. Ndërkaq, shqiptarët e Shqipërisë nuk arrijnë t’i kuptojnë aq sa duhet vuajtjet e vëllezërve të tyre që kanë përjetuar nga jugosllavët,

Sot Bregoviq me Orkestrën e tij Funerale që u ringjall me çelësin e Tiranës, na shfaqet si simbolikë keqkuptuese mes shqiptarësh. Por, Bregoviq është më i duhuri për “Ballkanin e hapur” të Vuçiqit e Ramës. Ai u zgjodh pak edhe për inat të Kosovës sepse Prishtina refuzoi idenë e hapjes ballkanike të Ramës, pak edhe si mishërim i idesë së projektit të përbashkësisë që ngërthen muzika e Bregoviqit, pak si grishje për Podgoricën dhe Sarajevën gjithashtu refuzuese dhe pak edhe si “nostalgia” për një pjesë.

Kundërshtarët kosovarë të Bregoviqit në Korçë e shohin ardhjen e tij si një fshikullimë e Ramës edhe ndaj Kosovës dhe fyerje që u bën ai me “kallashnikovin” e Bregoviqit. Te ky kundërshtim ka edhe një dozë të madhe revolte ndaj idesë së “Ballkanit të hapur” të Shqipërisë me Serbinë, duke injoruar Kosovën dhe përfshirë Maqedoninë si një qingj i parëndësishëm.

Këta kundërshtarë kosovarë duke gjykuar nga etnocentrizmi, nuk arrijnë të kuptojnë mbështetjen që i japin Bregoviqit dhe muzikës së tij disa gazetarë dhe folës publikë të Tiranës. Këta të fundit ndërkaq gjykojnë gjoja nga vlerat muzikore që përfaqëson Bregoviq sikur të jetë ky një Luis Armstrong, B.B. King, John Le Hooker, Mick Jagger dhe Phil Collins në të njëjtën kohë, ndërsa kosovarët e shohin Bregoviqin thjesht një kantautor të harruar ballkanik, kontraverz dhe një kallauz në Tiranë. Në gjykimet e mbështetësve të Tiranës përveç pranisë së një doze kosmopolite, inferioriteti dhe nostalgjie muzikore, doza më e madhe ndikuese është ajo e klientelizmit ndaj Ramës, por e fshehur pas arsyetimit se “kultura e arti s’duhet ngatërruar me politikën”.

Të dyja palët flasin me emocion për ato që i asociojnë ose lidhin me të kaluarën e përvuajtshme në situata të ndryshme dhe të dyja palët kanë respekt të pamjaftueshëm për emocionin e njëra-tjetrës. Ajo që është pozitive në situata të këtilla është se diskutimet gradualisht do të çojnë në shoshitjen dhe sheshitjen e ndasive për shkak të kësaj hapësire publike demokratike gjithëshqiptare online.

Tags: BregoviqiHasan SalihuKorça
Postimi i mëparshëm

Përfshihet nga zjarret një pjesë e rrugës Dragash-Zhur

Postimi tjetër

Kurti thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen për të votuar për zgjedhjet lokale

Të ngjajshme Postime

Gajret Hashim!
Editorial & Opinion

Gajret Hashim!

18 March 2025
Kush e rrëmbeu Zelenskyn dhe Hashim Thaçin
Editorial & Opinion

Kush e rrëmbeu Zelenskyn dhe Hashim Thaçin

13 March 2025
Çfarë ka ndodhur me 2 prill ndër vite?!
Editorial & Opinion

Çfarë ka ndodhur me 3 shtator ndër vite

3 September 2023
Çfarë ka ndodhur me 2 prill ndër vite?!
Editorial & Opinion

Çfarë ka ndodhur me 28 korrik ndër vite?!

28 July 2023
Efektet sociale të emigracionit të të rinjve në Kosovë
Editorial & Opinion

Efektet sociale të emigracionit të të rinjve në Kosovë

13 June 2023
Berisha: Me rrejtë e mos me u skuq vetëm te Albin Zajednica kam parë!
Editorial & Opinion

Epoka e UÇK-së para gjyqit!

9 April 2023
Postimi tjetër
Kurti edhe sot në Bruksel, do të takohet me Stoltenberg

Kurti thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen për të votuar për zgjedhjet lokale

Lajmet e fundit

“Ishte lojë…”/ Lidhja me Gjestin, Egli “shpërthen” bombën

“Ishte lojë…”/ Lidhja me Gjestin, Egli “shpërthen” bombën

23 September 2025
Edicioni i 9-të i Festivalit të Kafesë dhe Çajit vjen në Prishtinë

Edicioni i 9-të i Festivalit të Kafesë dhe Çajit vjen në Prishtinë

23 September 2025
Osmani takon kryeministrin e Bahamas, theksohet përkushtimi për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe

Osmani takon kryeministrin e Bahamas, theksohet përkushtimi për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe

23 September 2025
Gjuriq reagon në “X” pasi Osmani foli në Fox News, provon t’i paraqes atë dhe Kurtin si politikanë anti-Trump

Gjuriq reagon në “X” pasi Osmani foli në Fox News, provon t’i paraqes atë dhe Kurtin si politikanë anti-Trump

23 September 2025
Incident në Asamblenë e OKB-së, shkallët lëvizëse ndalojnë papritur para mbërritjes së Donald Trump

Incident në Asamblenë e OKB-së, shkallët lëvizëse ndalojnë papritur para mbërritjes së Donald Trump

23 September 2025
Erdogan me foton nga Gaza në seancën e OKB-së: Kjo është pika më e ulët e njerëzimit

Erdogan me foton nga Gaza në seancën e OKB-së: Kjo është pika më e ulët e njerëzimit

23 September 2025
Shkarkohet zyrtarisht kryebashkiaku Erion Veliaj

Shkarkohet zyrtarisht kryebashkiaku Erion Veliaj

23 September 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu