Shoqata e Filozofëve të Kosovës e ka dënuar ashpër kërcënimin ndaj gazetarit Bujar Vitija, njëherësh anëtar i kësaj shoqate, përcjell InLajmi.
SHFK përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është e paparanueshme çdo tendencë për cënim të lirisë së medias.
Duke thënë se askush nuk mund të jetë mbi fjalën e lirë, shoqata ka kërkuar nga autoritetet që të trajtojnë rastin me seriozitet.
Reagimi i plotë i SHFK-së:
SHFK e dënon kërcënimin ndaj anëtarit të Shoqatës së Filozofëve të Kosovës, Bujar Vitija
Sot, anëtari i Shoqatës së Filozofëve të Kosovës dhe gazetari i “Gazeta Shneta”, Bujar Vitia është kërcënuar. Ky kërcënim ka të bëjë me punën e tij si gazetar dhe SHFK e cilëson të papranueshme çdo tendencë të çfarëdoshme për të cenuar lirinë e medias.
Askush nuk duhet të jetë mbi fjalën e lirë dhe SHFK me këtë reagim kërkon nga autoritetet përgjegjëse të reagojnë dhe ta trajtojnë me seriozitet rastin./InLajmi/