Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër nga Mitrovica ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga pronari i marketit ku punonte, përcjell InLajmi.
Sipas policisë i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit të tij është liruar në procedura të rregullta.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Mitrovicë 08.08.2021-19:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ishte duke punuar në market është ngacmuar seksualisht nga pronari i marketit i dyshuari mashkull kosovar i cili është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /InLajmi/