Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Suharekë në ndikimin e alkoolit ka penguar 5 zyrtarë policor, përcjell InLajmi.
I dyshuari ishte punëtor në një kafiteri në Suharekë, dhe të njëjtit nga ana e policëve i është kërkuar që të ndalë muzikën pasi që ishte duke punuar jasht orarit të lejuar.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit është liruar në procedura të rregullta.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Suharekë, 09.08.2021-23:45. Pesë viktimat meshkuj kosovar zyrtarë policor janë penguar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare nga i dyshuari mashkull kosovar pasi që zyrtarët policor kanë kërkuar që të ndalohet muzika në një kafiteri e cila punonte jashtë orarit të lejuar . I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe i njëjti ishte në ndikim të alkoolit. Me vendim te prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. /InLajmi/