Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme, ka komentuar situatën me zjarre në Kukës, përcjell InLajmi.
Ai është shprehur se zjarrfikësit e dërguar nga Kosova për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë, kanë treguar një vullnet e dashuri për vendin.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Sveçla ka publikuar një fotografi ku duken zjarrëfikësit më një prapaskenë prekëse të maleve që po digjeshin.
“Në sytë e tyre pashë vullnet e dashuri për Shqipërinë. Bashkë do i tejkalojmë të gjitha sfidat”, ishte mbishkrimi i fotografisë së postuar.
Kujtojmë se në ndihmë të forcave shqiptare, me autorizim nga presidentja e Kosovës në ndihmë për kontrollimin e vatarave të zjarrit ka dal edhe kontigjenti i FSK-së me 100 zjarrfikës./InLajmi/