Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi ka publikuar disa pamje nga gjendja e tashmë e sipërfaqës mbi Tunelin e Kalimashit e cila ishte përfshirë nga zjarri, përcjell InLajmi.
Peleshi ka thënë se zjarrfikësat kanë bërë një punë heroike së bashku me Forcat e Armatosura dhe pushtetin vendor.
Ai gjithashtu ka falënderuar për mbështetjen trupat nga Kosova që kanë filluar angazhimin tek Laku i Thive.
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë e ka quajtur Ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj një shqiptar me vepra.
Postimi i plotë i tij:
Mbi tunelit e Kalimasht – tani larg flakeve dhe tymit.
Pune heroike e zjarrfikesve, Forcave të Armatosura dhe pushtetit vendor.
Mirënjohje
Falemderim edhe për mbështetjen e trupave nga Kosova që kane filluar angzhimin sot tek Laku i Thive, Njesia Administrative Malzi
Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj një shqiptar me vepra
Vazhdojmë punë për eliminimin e vatrave. /InLajmi/