Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thënë që është mirënjohës për Kosovës për ndihmën vëllazërore në betejën me zjarret, përcjell InLajmi.
Basha ka shkruar se bashkëpunimi me forcat ushtarake dhe civile të Shqipërisë, që prej ditësh po sakrifikojnë me vetëmohim e në kushtet më të rënda, është jetik për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe të pasurive natyrore.
Tutje ai ka falënderuar përseri Kosovën për ndihmën dhe solidaritetin që nuk e kanë kursyer kurrë.
Postimi i plotë i tij:
Mirënjohje Kosovës për ndihmën vëllazërore në betejën me zjarret! Bashkëpunimi me forcat ushtarake dhe civile të Shqipërisë, që prej ditësh po sakrifikojnë me vetëmohim e në kushtet më të rënda, është jetik për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe të pasurive natyrore. Falemnderit Kosovë për ndihmën dhe solidaritetin që nuk e ke kursyer kurrë! /InLajmi/