Pas reagimeve të shumta lidhur me ftesën që i është bërë këngëtarit serb Goran Bregoviç, për të marrë pjesë në Festivalin e Korçës, ka reaguar edhe analisti Krenar Gashi.
Gashi përmes një postimi në Twitter, ka thënë se Bregoviç është thjesht shumë serb për të qenë i pranuar nga shqiptarët e Kosovës.
Ai e ka analizuar situatën duke shtuar se e njejta ndodh me serbët ndaj artistëve shqiptar me famë, duke përfshirë edhe artistet me famë ndërkombëtare, Rita Ora e Dua Lipa.
“Tani, Goran Bregoviç është shumë serb, për të qenë i pranueshëm për shqiptarët e Kosovës. Ashtu siç janë shumë artistë shqiptarë të papranueshëm për Serbinë. Lista përfshinë edhe artistet me famë botërore Rita Ora e Dua Lipa. Le të përballemi fillimisht më këtë”, është shprehur ai.
Kujtojmë se ishte kërkuar nga Bashkia e Korçës që të anulohet ftesa për Bregoviç, por përkundër reagimeve kundër tij, Bashkia nuk e pa të arsyeshme anulimin e ardhjes së tij në Korçë./InLajmi/
https://twitter.com/krenarium/status/1425037426314170391
