Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar dëshmorët, Bekim Berisha-Abeja, Bedri Shala, Elton Zherka, Përmet Vula, Bashkim Leku dhe Jusuf Kelmendi, përcjell InLajmi.
Haradinaj ka thënë se para jetës së tyre këta dëshmorë vendosen lirinë e popullit të shtypur, lirinë e Atdheut të pushtuar,
Ai gjithashtu ka thënë se herozimi i luftëtarëve të lirisë, frymëzon dhe formëson brezat, motivon për Atdheun e fortë.
Postimi i plotë i tij:
Luftëtarë të pashoq, trima e atdhetarë!

Bekim Berisha-Abeja, Bedri Shala, Elton Zherka, Përmet Vula, Bashkim Leku dhe Jusuf Kelmendi, para jetës së tyre e vendosën lirinë e popullit të shtypur, lirinë e Atdheut të pushtuar.
Heroizmi i luftëtarëve të lirisë, frymëzon dhe formëson brezat, motivon për Atdheun e fortë.
Lavdi e përjetshme!
RH /InLajmi/