Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar Agim Bajramin, Xheladin Kurtaj dhe Besnik Begunca që sipas tij këta shkuan rrugës së Idriz Seferit, përcjell InLajmi.
Haradinaj për 3 deshmorët ka thënë se janë simbole të luftës për liri e pavarësi, luftëtarë të dalluar, themelues e organizatorë të njësive të para çlirimtare në Zonën e Operative të Nerodimes.
Tutje ai ka thënë se Kaçaniku që historikisht u dëshmua përballë pushtuesve, vazhdoi traditën liridashëse edhe në Luftën Çlirimtare, falë burrave si Agimi, Xheladini e Besniku, duke u bërë shembull sakrifice për lirinë e Atdheut.
Postimi i plotë i tij:
Ata shkuan rrugës së Idriz Seferit!

Agim Bajrami, Xheladin Kurtaj dhe Besnik Begunca, janë simbole të luftës për liri e pavarësi. Luftëtarë të dalluar, themelues e organizatorë të njësive të para çlirimtare në Zonën Operative të Nerodimes.
Kaçaniku që historikisht u dëshmua përballë pushtuesve, vazhdoi traditën liridashëse edhe në Luftën Çlirimtare, falë burrave si Agimi, Xheladini e Besniku, duke u bërë shembull sakrifice për lirinë e Atdheut.
RH /InLajmi/