Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 4 persona të cilët në orën 05:10 të mengjesit me datën 08.08.2021 kanë hyrën në një shtëpi në Pejës ku kanë kërcenuar një person me thikë, i kanë marrë telefonin dhe 470 euro, përcjell InLajmi.
Sipas policisë rastit ju janë përgjigjur menjëherë njësiti relevant, dhe pas një pune operative dhe hetimore kanë arritur që të indentifikojnë dhe të arrestojnë 4 persona të dyshuar.
Pas intervistimit 2 të dyshuarve ju është përcaktuar masa e ndalimit prej 24 orëve, për procedura të mëtejme ligjore.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Arrestohen katër (4) persona të dyshuar për veprën penale “Grabitje”
Pejë, 10. gusht 2021
Më datë 08. 08. 2021, rreth orës 05:10, Policia e Kosovës, është njoftuar nga viktima se një grup prej katër personave të pa njohur kishin hyrë në shtëpinë në Pejë, dhe nën kërcenim të mjetit të mprehtë (thikë) kanë grabitur një telefon Samsung dhe të holla rreth katërqind e shtatëdhjetë (470) Euro.
Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë dhe pas një pune operative dhe hetimeve intenzive nga ana e hetuesve Rajonal me datë 09.08. 2021, është arrit të identifikohen dhe arrestohen katër persona të dyshuar meshkuj kosovar.
Pas konsultimit me prokurorin kompetent, të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të tij ndaj dy të dyshuarve të përfshirë është caktuar masa e ndalimit policor prej 24 orësh, për procedura të mëtejme ligjore. /InLajmi/