Një aksident trafiku mes 2 veturave, ka ndodhur sot rreth orës 14:00, te Katedralja në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Nga ky aksident kanë pësuar lëndime trupore 5 persona.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se Policia e Trafikut po vazhdon të merret me rastin.
“Sot rreth orës 14:00, në udhëkryqin pranë Katedrales në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes 2 automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit ndihmë mjekësore kanë kërkuar pesë persona. Me rastin po vazhdon të merret policia e trafikut”, ka thënë ajo./InLajmi/