Kanidati për kryetar të Prishtinë nga Partia Demokratike e Kosovës, Uran Ismaili i ka dërguar letër të gjithë asambeistëve të Prishtinës, ku ka kërkuar që të ndalojnë miratimin e Planit Zhvillimor Komunal të Prishtinës, përcjell InLajmi.
Sipas Ismailit Plani Zhvillimor Komunal është dokument shumë i rëndësishëm për të ardhmen e qytetit, gjithashtu ky dokumet parasheh hapësirat ku do të ndërtohen çerdhet, shkollat, ambulancat, parqet dhe në cilin drejtim e në çafrë mënyre do të organizohet infastruktura, lagjet, pronat etj.
Tutje ai ka shkruar se beson se qëllim i përbashkët i të gjithëve është që Prishtinën ta bëjnë qytet të jetueshëm, më të lumtur, e më të zhvilluar.
Postimi i plotë i tij:
E ardhmja e qytetit nuk duhet të vendoset në fund të mandatit. Qeverisja e ardhshme e Prishtinës, cilado qoftë ajo, nuk mund të humbë edhe katër vite duke u ankuar për planet që i kishte gjetur nga administrata e kaluar.
Sot u kam dërguar letër të gjithë asambleistëve të Prishtinës, pa dallim partie, përmes së cilës kam kërkuar ta ndalojmë miratimin e Planit Zhvillimor Komunal të Prishtinës.
Plani Zhvillimor Komunal është dokument shumë i rëndësishëm për të ardhmen e qytetit tonë. Ky është dokument që, përveç tjerash, parasheh hapësirat ku do të ndërtohen çerdhet, shkollat, ambulancat, parqet, dhe në cilin drejtim e në çfarë mënyre do të organizohen infrastruktura, lagjet tona, pronat e qytetarëve dhe industria e ndërtimit.
Unë besoj që është qëllim i përbashkët i yni që Prishtinën ta bëjmë qytet më të jetueshëm, më të lumtur, e më të zhvilluar. Prandaj ju lus që të bëhemi bashkë dhe ta ndalojmë planin i cili përcakton tetë vitet e ardhshme të Prishtinës.
Prishtina na bashkon /InLajmi/