Ndikimi dëmtues i njerëzimit në klimë është një fakt, thonë shkencëtarët e OKB-së në një studim historik për ndryshimet klimatike, transmeton InLajmi.
Raporti thotë se emetimet e vazhdueshme të gazrave kanë sjëllë në kufi lëvizjen e temperaturave në një dekadë.
Autorët gjithashtu tregojnë se nrritja e niveleve të detit është shumë afër, por ka një shpresë të re që me zvogëlimin e emetimit të gazrave në atmosferë, mund të stabilizohet rritja e temperaturave.
Ky vlerësim i bërë nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike, u paraqit në një dokument 42-faqësh i njohur si Përmbledhje për Politikëbërësit.
Brenda dokumentit janë një sërë raportesh që do të publikohen edhe gjatë muajve të ardhshëm dhe ky është rishikimi i parë i madh i shkencës për ndryshimet klimatike që nga viti 2013, shkruan BBC.

Publikimi i tij vjen në më pak se 3 muaj para mbajtjes së një samiti klimatik në Glasgow të njohur si COP26./InLajmi/