Policia e Kosovës ka njoftuar se në rajonin e Mitrovicës kanë kontrolluar 700 persona në lokale të ndryshme në këtë zonë, përcjell InLajmi.
Që sipas policisë për fat të mirë në asnjërin nga ta nuk kishin gjetur ndonjë mjetë apo gjësend të kundërligjshëm.
Sipas policisë gjatë 10 ditëve të fundit kanë relziaur vastisje të disa lokaleve në qytetet e Mitrovicës dhe të Vushtrrisë.
Tutje nga Policia e Kosovës kanë thënë se gjithmonë mbeten të përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjesive të saja ligjore.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Policia në rajonin e Mitrovicës së Jugut me masa të shtuar në kontrolle të lokaleve
Mitrovicë, 9 gusht 2021
Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, në kuadër të autorizimeve dhe përgjegjësive ligjore në vazhdimësi po ndërmerrë veprime policore me qëllim të parandalimit dhe të ofrimit të sigurisë.
Me angazhime rreth masave parandaluese, Sektori i hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, në mbështetje të njësive të NJRSH-s, bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, gjatë dhjetë (10) ditëve të fundit ka realizuar disa bastisje të disa lokaleve në qytetet e Mitrovicës e Vushtrrisë.
Bastisjet janë realizuar në lokacione dhe kohë të ndryshme gjatë orëve të mbrëmjeve, me ç’ rast përmes aplikimit të kontrollit të detajuar janë kontrolluar rreth 700 persona, ku fatmirësisht tek personat e kontrolluar nuk është hasë asnjë mjetë apo gjësend i kundërligjshëm.
Policia e Kosovës, mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore në ofrimin e sigurisë për të gjithë.
Me respekt /InLajmi/