Klubi francez i ka ofruar Messit një marrëveshje fillestare 2-vjeçare, që mendohet të jetë me vlerë 25 milionë funte në vit pas pagesës së taksës, transmeton InLajmi.
Ylli argjentinas i cili është 6 herë fitues i Topit të Artë dhe përfaqësuesit e tij tani po e rishikojnë dhe po e konsiderojnë atë me kujdes.
Messi gjithashtu ka 2 opsione të tjera të mundshme pas largimit nga Barcelona, por PSG mbetet favorit për të nënshkruar me të.
Kujtojmë se Barcelona njoftoi se Messi nuk do të vazhdonte në klub pasi ata nuk ishin në gjendje të përmbushnin një kontratë të re që ishte rënë dakord me lojtarin për shkak të “pengesave financiare dhe strukturore”, shkruan CNBC.
I pyetur nëse PSG do të jetë lëvizja e tij e ardhshme, Messi tha se:
“Kjo është një mundësi, por nuk kam asgjë të konfirmuar me askënd. Kam pasur shumë telefonata, shumë klube të interesuara. Për momentin, asgjë nuk është e mbyllur, por ne po flasim për shumë gjëra.” përfundoi ai./InLajmi/