Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është takuar me Shefin e Misionit të OSBE-së në Koosvë, Michael Davenport, përcjell InLajmi.
Krasniqi ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi është bisedua për zhvillimet politike në Kosovë dhe rolin e PDK-së si lidere opozitare.
Tutje Krasniqi ka falënderuar Davenport për urimet e tij për zgjedhjet e fundit në PDK.
Postimi i tij i plotë:
Në takim me Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Michael Davenport, biseduam për zhvillimet politike në Kosovë dhe për rolin e PDK-së si lidere opozitare.
E falënderova për urimet e tij për zgjedhjet e fundit në PDK dhe e informova për reformat që po i bëjmë për tu dhënë sa më shumë hapësirë njerëzve që janë rritur organikisht në PDK dhe energjive të reja që po na bashkohen në vizionin tonë për të ardhmen e Kosovës. /InLajmi/