Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Pejë –Prishtinë, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar 2 persona.
Në këtë aksident i cili ka ndodhur para orës 23:00 kanë qenë të përfshira një automjet dhe një kamionetë.
Kurse të lënduarit për shkak të lëndimeve të marra nga aksidenti janë dërguar për trajtim mjekësor.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“2 persona me lëndime janë dërguar për trajtim mjekësor. Rruga është liruar për qarkullim”