Asteroidi Psyche është i mbushur plot me metale të çmuara dhe mund të ketë një vlerë prej më shumë se 10.000 kuadrilion dollarë, transmeton InLajmi.
Kështu kanë konfirmuar matjet e reja të temperaturës në sipërfaqen e tij.
Psyche është një shkëmb hapësinor i gjerë 124 milje që orbiton, në një zonë të hapësirës midis marsit dhe jupiterit dhe përmban mbi një milion shkëmbinj.
NASA ka treguar se do të dërgojë një mision për të studiuar asteroidin e pasur me metale në vitin 2026, në një përpjekje për të përcaktuar edhe origjinën e tij, bazuar në disa spekulime se ai është thelbi i një planeti të hershëm.
Për të ndihmuar në këtë mision, një hartë e re e temperatures të Psyche, është krijuar nga një ekip në Pasadena, Kalifornia.
Nga kjo hartë u përcaktua se asteroidi ka një sipërfaqe metalike të përbërë nga të paktën 30% metale dhe se gurët në sipërfaqe janë të mbuluar me kokrra metalike.
Ka shpresa se kjo gjë do të ndihmojë NASA -n në misionin e saj, pasi do të ketë një pikënisje më të detajuar në vëzhgimet që do të bëjë./InLajmi/