Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur rastet e spitalizuara me koronavirus për datën 7 Gusht 2021, përcjell InLajmi.
Sipas SHSKUK 114 pacientë me koronavirus janë të shtrirë në spitalet e përgjithshme në të gjithë Kosovën.
Nga ta 83 janë të konfirmuar me koronavirus, dhe 75 janë me oksigjeno-terapi.
Tutje SHSKUK ka bërë të ditur se vetëm në QKUK janë duke u trajtuar 75 pacientë.
Njoftimi i plotë i SHSKUK-së:
114 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme
83 të konfirmuar Covid-19 pozitivë
75 me oksigjeno-terapi
Në QKUK, 75 pacientë të shtrirë, 40 prej tyre Covid-19 pozitivë, 53 me oksigjeno-terapi.
– Klinika Infektive, 40 pacientë
– Klinika e Pulmologjisë, 33 pacientë
Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 39 pacientë, 33 prej tyre Covid-19 pozitivë, 22 me oksigjeno-terapi.
– Spitali i Prizrenit, 7 pacientë
– Spitali i Gjakovës, 8pacientë
– Spitali i Pejës, 11 pacientë
– Spitali i Gjilanit, 8 pacientë
– Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë
– Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient./InLajmi/