Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka shpalosur programin dhe interpretimet që u bënë sonte në natën e 2-të të “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”, përcjell InLajmi.
Ramosaj ka thënë se falenderon të gjitha Shoqëritë Kulturore dhe Artistike nga të gjitha trojet shqiptare për atmosferën që krijuan dhe na dhuruan sonte
Postimi i plotë i tij:
Tingujt e muzikës dhe vallet më të bukura u shfaqen sonte, në Natën e Dytë të Festivalit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”!
Falënderim i veçantë për të gjitha Shoqëritë Kulturore dhe Artistike nga të gjitha trojet shqiptare për atmosferën që krijuan dhe na dhuruan sonte, njëkohësisht ju dëshiroj shumë suksese në Natën Finale të Festivalit, që do të mbahet nesër!
Ju mirëpresim!
BR /InLajmi/