Policia e Kosovës është njoftuar për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Pejë.
Megjithëse, gjatë hetimeve të policisë, nën një veturë në këtë rrugë është gjetur një armë dhe gjësende tjera.
Lajmin e ka konfirmuar për Express, Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë Rajonale të Pejës.
Ai ka thënë se hetimet po vazhdojnë edhe më tej.
“Rreth orës 13:50 një qytetarë e ka njoftuar policinë se në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në një parking të veturave ka vërejtur diçka të dyshimtë. Policia ka dyshuar se ka diçka dhe e ka njoftuar njësitin e deminimit. Ata e kanë tërhequr pajisjen dhe rasti po hetohet. Nën automjet ka qenë e vendosur një armë dhe sende tjera”, ka treguar ai.