Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës, është bërë e ditur se një i mitur, është grabitur nën kërcënim të armës përcjell InLajmi.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën B, ku është njoftuar se 3 persona të panjohur e kanë kërcënuar me thikë viktimën duke i grabitur një orë dore, telefonin dhe një shumë parash.
Rasti është njoftuar në prokurori dhe hetimet po vazhdojnë.
Njoftimi i plotë i policisë:
Rr. B. Prishtinë, 06.08.2021-21:00. Viktima mashkull kosovar (i mitur) ka raportuar se tre të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikë) i kane grabitur një telefon, një ore dore dhe para. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori./InLajmi/