Në komunën e Rahovecit, një burrë ka tentuar të vrasë djalin e tij, përcjell InLajmi.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari gjatë tentimit për vrasje ishte i dehur dhe pas lajmërimit të rastit, ai është dërguar në mbajtje ku edhe i janë konfiskuar arma me 3 karikatorë, 41 fishekë 9mm dhe 16 fishkekë 7.62 mm.
Njoftimi i plotë i policisë:
Rahovec, 06.08.2021-18:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka shtënë me arme zjarri në drejtim të djalit të tij viktimës mashkull kosovar. Nga i dyshuari është konfiskuar arma të cilën e kishte me leje, tre karikatorë, 41 fishekë te kalibrit 9 mm dhe 16 fishekë të kalibrit 7.62 mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./InLajmi/