Ardhja e këngëtarit serb Goran Bregovic, në festën e Birrës në Korçë ka sjellë reagime të shumta në publik, përcjell InLajmi.
Në mesin e këngëtarëve e njerëzve publik që kanë reaguar kundër ardhjes së tij, ka qenë edhe futbollisti shqiptar Lorik Cana.
Cana ka publikuar në story në Instagram, reagimin e plotë të Tofozëve Kuq e Zi, duke treguar kështu kundërshtimin dhe irritimin e tij për ftesën që i është bërë këngëtarit serb nga Bashkia e Korçës.
Kujtojmë se Tifozët Kuq e Zi, i kanë bërë thirrje Bashkisë Korçë që të anulojë ftesën e Bregovic, ose ai festival nuk do të përfundojë mirë. Ndërsa, artsitë të shumtë shqiptarë kanë deklarar publikisht se nuk do të marrin pjesë në festival për shkak të pranisë së Bregoviç./InLajmi/