Pakistani regjistroi 95 vdekje për shkak të koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit, numri më i lartë njëditor që nga qershori, njoftoi Ministria e Shëndetësisë .
Vdekjet e reja, pak më shumë se 92 vdekjet e raportuara më 2 qershor, e çuan numrin e vdekjeve në 23.797.
Po ashtu, 4.720 infeksione të reja u regjistruan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1,06 milion, prej të cilëve 959.491 të shëruar.
Numri i përgjithshëm i rasteve aktive në Pakistan është aktualisht 79.837.
Përkundër vaksinimit të përshpejtuar mbarëkombëtar, Pakistani po goditet nga një valë e katërt vdekjeprurëse e koronavirusit, duke regjistruar nga 4.000 deri në 5.000 raste ditore për 11 ditë rresht.
Mbi 33 milionë doza vaksinash janë administruar në Pakistan deri më sot shkruan Anadol Agency.
Megjithatë, pak më shumë se 8 milionë njerëz janë vaksinuar plotësisht në vendin me mbi 200 milionë banorë.