Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se brenda 24 orëve janë dhënë 9.590 doza të vaksinës kundër koronavirusit, përcjell InLajmi.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 487.685 doza të vaksinës. Deri më sot 166.148 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të.
Nga 5.204 testime, 352 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, dhe është shënuar një rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 13 qytetar, derisa, në total numri i rasteve aktive është 1.659.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB /InLajmi/