Pjesët jugore të Turqisë po luftojnë zjarret për 7 ditë me radhë. Ndërsa situata ishte e tillë, sikur të mos mjaftonte kjo, një “stuhi” tërmetesh ka goditur zonën e Datças. Sipas mediave turke janë regjistruar 131 tërmete, më i madhi me magnitudë 5.5 i shkallës rihter. Të gjithë këto lëkundje sizmike janë regjistruar në një hark kohorë prej 12 orësh.
Tërmetet që ndodhën në jugperëndim të Datçës u shkaktuan nga lëvizjet e pllakave nëntokësore që shtrihej në verilindje dhe jugperëndim shpjegojnë ekspertët turk.
Ky defekt kalon vetëm në jug të ishullit të Nisyros. Nisyros është një ishull i konsideruar si një vullkan aktiv. Prandaj, tërmetet këtu mund të vlerësohen si tërmete vullkanikë dhe tektonikë.
Kjo do të thotë se magma në thellësitë e vullkanit nuk është ngurtësuar ende dhe është e vendosur në një zonë të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të temperaturës-presionit dhe aktiviteteve sizmike, përcjell Abcneës.al
Kjo situatë çon në vazhdimësinë e tërmeteve me madhësi të ngjashme dhe zhvillimin e një stuhie tërmetesh.