Gjatë orarit të punës sonte është sulmuar një punëtor në Aeroportin “Adem Jashari”, përcjell InLajmi.
Këtë e ka bë me dije, zëdhënësja e ANP-së, Valentina Gara, teksa ka njoftuar se do t’i ndjekin të gjitha rrugët ligjore ndaj këtij sulmi.
“Puna dhe përkushtimi i po këtyre punonjëseve është ajo që rendi aeroportin tonë ndër aeroportet më të mira të rajonit.Kompania jonë do të ndjek të gjitha rrugët ligjore ndaj këtij sulmi dhe ndaj çdo rasti tjetër kundër punonjësve tanë, të cilët janë aseti më i vlefshëm i kompanisë sonë”, ka shkruar Gara në rrjetet sociale.
E sot pas anulimit të disa fluturimeve, u krijua një tollovi e madhe në Aeroportin Ndërkombëtar në Prishtinë./InLajmi/