Gjykata Themelore në Gjakovë ka bërë të ditur se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës duke i caktuar masën e paraburgimit për një muaj të dyshuarit për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike, përcjell InLajmi.
I dyshuari është gjetur afër 2 parcelave me bimë narkotike në zonën e Kosharës afër Gjakovës.
Gjyqtari i procedurës pas shqyrtimit të lëndës ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit.
Njoftimi i plotë i Gjykatës:
Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një (1) muaj të pandehurit A. H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike.
“Me date 05.08.2021, në zonën e Koshares, kultivon bimën e kanabisit me qëllim të prodhimit të narkotikëve ose substancave psikotrope më pas ti shes, me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore”.
Me këto veprime i pandehurit A. H., dyshohet të ketë kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, vepër kjo e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, Shaqir Zika pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /InLajmi/