Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se këtë viti vendi do të ketë rritjen më të madhe ekonomike gjatë 2 dekadave të fundit.
Murati theksoi se me rishikimin e buxhetit pritet që të ketë rritje prej 7.9%
“Sa i përket rritjes ekonomike në buxhetin e rishikuar që e kemi dorëzuar edhe në Qeveri ne si ministri por që ka marrë dritën e gjelbër edhe në Kuvend – kemi paraparë që të ketë një rritje prej 7.9% nominale”.
“Nuk mendoj se kjo shifër është ambicioze duke i konsideruar shifrat që po i marrim cdo ditë. Po flasim për rritjen më të lartë në 2 dekadat e fundit, parametrat që është bazuar kjo rritje janë investimet publike por edhe rritja e aktivitetit ekonomik në sektorin privat.
Ne po shohim një clirim të të gjithë potencialit që është grumbulluar përgjatë pandemisë e që po ndodh tani”, tha ai në “7 Ditë me Panxhën” në KlanKosova.
Rritjes ekonomike Murati theksoi se i kontribon edhe ardhja e mërgimtarëve
“Pos kësaj e kemi edhe mërgatën që vjen këtë vit ku shumica prej tyre vitin e kaluar se kanë pasur mundësinë që të vijnë – e kemi një kombinim të shumë të mirë”, deklaroi Murati.