Kuvendi i Kosovës gjatë ditës së sotme ka nënshkruar memorandum me Ambasadën e Norvegjisë, për ta mbështetur këtë institucion, raporton InLajmi.
Ky memorandum është është në kuadër të bashkëpunimit “Mbështetje për Kuvendin e Republikës së Kosovës, kryetarin e Kuvendit dhe kabinetin e tij, komisionet dhe grupet parlamentare, nën kornizën ‘Fuqizimi i paqes dhe shtetndërtimit dhe avancimi i agjendës evropiane për Kosovën”. /InLajmi/