Këngëtari boshnjak Goran Bregoviç, i cili është kthyer në simbol bojkoti gjatë këtyre ditëve thuhet se ka arritur në Shqipëri.
Kjo pas publikimit të një imazhi të tij në një varkë së bashku me ish-të dërguarin e SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Fotografia e 2-shes duket të jetë realizuar në brigjet e Jalës, ku edhe po pushon prej disa ditësh Grenell.
Derisa imazhi është shpërndarë në rrjet dhe është bërë viral gjithandej, reagimet për ardhjen e tij nuk munguan as nga një pjesë e artistëve shqiptarë.
Një koment lidhur me këtë u bë edhe nga artisti Genc Prelvukaj, i cili shton se ftesa e Goran Bregoviçit në Korçë, favorizimi i produkteve serbe në Kosovë e shumë gjëra të tilla janë veprime të gabuara.
Këngëtarja Eni Koçi nga ana tjetër ua kujtoi organizatorëve ndeshjen Shqipëri-Serbi në vitin 2014 në Beograd, e cila ishte ndërprerë për shkak të dronit dhe lojtarët shqiptarë ishin gjuajtur me gjësende të ndryshme nga audience, përcjell Reporteri.net
‘Festa e Birrës’ ndërkohë është planifikuar të mbahet nga data 18-22 gusht në Korçë.