Është hapur sonte në Komunën e Deçanit festivali “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen“, festival ky tashmë tradicional, përcjell InLajmi.
Ky festival sonte feston 10-vjetorin e themelimit. Kështu ka njoftuar, i pari i Deçanit, Bashkim Ramosaj .
“Kemi hapur natën e parë të festivalit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”, festival tashmë tradicional, që këtë vit feston 10 vjetorin e themelimit!
Shoqërive artistike nga të gjitha trojet shqiptare që janë pjesë e garës ju dëshiroj shumë suksese dhe i falënderoj, që Deçanit i dhuruan gjallëri e hijeshi!
Do të vazhdojmë nesër me natën e 2 të festivalit , natë kjo që do përcjellet nga palët konkuruese”, ka njoftuar, Ramosaj, përmes rrjeteve sociale.
Postimi i plotë i tij:
Kemi hapur Natën e Parë të Festivalit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”, festival tashmë tradicional, që këtë vit feston 10 vjetorin e themelimit!
Shoqërive artistike nga të gjitha trojet shqiptare që janë pjesë e garës ju dëshiroj shumë suksese dhe i falënderoj, që Deçanit i dhuruan gjallëri e hijeshi!
Do të vazhdojmë nesër me Natën e Dytë të Festivalit , natë kjo që do përcjellet nga palët konkuruese!
Ju mirëpresim!
BR./InLajmi/