Policia e Kosovës ka njoftuar se 2 vëllezër nga Peja pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht mes veti, përcjell InLajmi.
Nga lëndimet që i kanë shkaktuar njëri-tjetrit të 2 vëllezërit kanë kërkuar tretman mjekësor.
Tutje Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Pejë 03.08.2021 – 23:45. Janë arrestuar dy të dyshuar kosovar (vëllezër) pasi që, pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes veti me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime trupore njëri-tjetrit. Të dyshuarve iu është ofruar tretman mjekësor. Me vendim, të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet. /InLajmi/