Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga PDK-ja, Uran Ismaili, së fundmi ka bërë publike, sloganin zyrtar të fushatës së tij, përcjell InLajmi.
“Prishtina na bashkon”, do ta përcjell Ismailin deri në ditën e zgjedhjeve komunale që do të mbahen me 17 tetor
Këtë e ka bë me dije vet ai përmes rrjeteve sociale.
Ndryshe, Ismaili shumë më herët e ka nisur parafushatën për zgjedhjet, për të shkuar lagje e fshat të Prishtinës, gjegjësisht për të bujtur në konak të familjeve të ndryshme.
Krejt kjo për të qenë sa më afër tyre, dëgjuar hallet dhe rregulluar diçka së bashku./InLajmi/