Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Adelin Behramaj ka përdorur disa fjalë jo të mira për Presidenten Vjosa Osmani, përcjell InLajmi.
Sipas Behramaj Presidenca është duke u munduar që ta fsheh shkuarjen në pushime të Osmanit me dekretime të mëhershme të ligjeve.
Tutje Behramaj ka perdorur disa fjalë të papranueshme për Osmanin se çfarë do të bëjë ajo nëse do të shkojë në pushime.
Postimi i plotë i tij:
Presidenca po mundohet ta fsheh shkuarjen në pushime të Vjosa Osmanit, me dekretime të mëhershme të ligjeve, para se t’ia mësynte Turqisë. Po ani çka more që ka shkuar të pushojë? Merr ngjyrë. Hanë bisha deti. E turbullon pak detin dhe e ngre ujin përpjetë. Veç kremin, aman mos ta harron, kujtojeni, se soset krejt.
Edhe sa ligje iu kanë mbetur t’i dekretoni deri më 15 gusht?
Çfare është ajo, veç kur të çohet e të kthehet, sa për t’i demantuar raportimet që po theket në diell! /InLajmi/