Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë është arrestuar një person në Prishtinë, pasi ka gjuajtur me kallash në një aheng familja, përcjell InLajmi.
Në raportin 24 orësh thuhet se i dyshuari me vendim të prokurorit, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Fsh. Sharban, Prishtinë 04.08.2021-19:10. Njësitet policore pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri në një aheng, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit te i dyshuari kosovar kanë gjetur e konfiskuar një pushkë automatike AK-47 me karikator dhe 59- gëzhoja të AK-47. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /InLajmi/


















