Është mbledhur Komisioni për Ekonomi, Ndërmarrësi, Industri dhe Tregti, për të raportuar bordi dhe menaxhmeti i NP KOSTT, ku nuk janë lejuar mediat që të qëndrojnë brenda, raporton InLajmi.
Që ky raportim i KOSTT të bëhet jasht mediave, propozimin e ka dhënë deputetja Mimoza Kusari-Lila.
Mirëpo pas kësaj ka reaguar opozita, ku Pal Lekaj nga AAK ka thënë se është kundër mbylljes së raportimit për medie dhe që sipas tij është e palogjishme.
Përkras të mendimit të Pal Lekaj ka qenë edhe deputetja nga radhët e LDK-së Valentina Bunjaku-Rexhepi e cila tha se nuk e sheh të arsyeshme që të mohohet para mediave një raportim i tillë, dhe që pas kësaj mbledhje do prononcohet edhe ajo për media.
Diskutimin e ka vazhduar deputetja Mimoza Kusari – Lila e cila ka thënë se kjo kërkesë për mbylljen për mediat është e bazuar në rregullore dhe gjithçka do ju transmetohet më vonë edhe mediave.
Mirëpo diskutim përseri kanë bërë deputeti Pal Lekaj, deputetja Valentina Rexhepi-Bunjaku dhe Kusari-Lila, ku deputeti Lekaj tha se vetëm në komunizëm mund të ndodh një gjë e tillë.
Me 6-të vota për u votua që mediat të largohen gjatë raportimit të KOSTT-it, dhe do lejohen vetëm për pamje. /InLajmi/