Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka bërë të ditur se pas erërave të forta është rrëzuar pjesa ballore e skenës së ngritur për shënimin e aktiviteteve për “Javën e Diasporës” në sheshin “4 Dëshmorët” në Podujevë, përcjell InLajmi.
Bulliqi ka bërë të ditur se si pasojë e kësaj janë lënduar 2 fëmijë, të cilët menjëherë kanë pranuar ndihmë nga ekipa e QKMF-së.
Drejotri i Shëndetësisë, Driton Veliu dhe Drejtoresha e Kulturës, Elhame Kutllovci kanë vizituar fëmijët e lënduar dhe kanë mësuar nga mjekët se gjendja e tyre është e mirë.
Postimi i plotë i tij:
Në sheshin “Katër Dëshmorët” pas erërave të forta të ditës së sotme, është rrëzuar pjesa ballore e skenës së ngritur për shënimin e aktiviteteve për “Javën e Diasporës”.
Për pasojë janë lënduar dy fëmijë, për të cilët mënjëherë nga ekipa e QKMF-së është dhënë ndihma e nevojshme.
Fëmijët gjatë marrjes së shërbimit mjekësor i kanë vizituar, Drejtori i Shëndetësisë, Driton Veliu dhe Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Elhame Kutllovci, të cilët nga ekipet mjeksore janë njoftuar se gjendja shëndetësore e fëmijëve është e mirë.
Fëmijëve të lënduar iu uroj shërim të shpejtë! /InLajmi/