Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka dekretuar shapllejn e Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, përcjell InLajmi.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të publikuar në faqen e Presidencës.
Njoftimi i plotë nga Presidenca:
Duke u bazuar në kompetencat kushtetuese, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar shpalljen e Ligjit Nr. 08/L-016 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 07/L-041 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, më 28.07.2021 dhe i pranuar nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, më 04.08.2021. /InLajmi/